Në urgjencën e spitalit të Gramshit aktualisht po merr ndihmën e parë vëllai i 25-vjeçares T.S nga Lushnja që u mbyt në kanionin e Holtës në Gramsh.

20-vjeçari u shpëtua nga policia së bashku me një 50-vjeçar dhe katër fëmijë që u bllokuan nga rritja e nivelit të ujit.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon krehjen e zonës së kanionit për tu siguruar që nuk ka persona të tjerë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Raportohet se turistët që kanë frekuentuar sot kanionin e Holtës kanë qenë të ndarë në dy grupe me 15 dhe 18 persona.

Bllokimi i tyre ka ndodhur për shkak se ata nuk kanë qenë të informuar mbi terrenin e vështirë dhe nivelin e ujit që për shkak të reshjeve të mbrëmjes së shkuar ka qenë shumë më i lartë se zakonisht.

Ata janë futur në brendësi të kanionit ku edhe janë bllokuar nga uji./EdisonaSkenderi