“Vullnetarizmi virtyt i besimeve tona, që shton dashurinë dhe shpresën”.

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka organizuar sot Marshimin e Paqes, me moton “Vullnetarizmi virtyt i besimeve tona, që shton dashurinë dhe shpresën”. Edhe në këtë marshim kanë qenë të shumta mesazhet për paqe dhe bashkëpunim. Një marshim i tillë merr vlera të veçanta për periudhën që po kalojmë dhe me këtë rast ishin të ftuar qytetarë, aktivistë, intelektualë, përfaqësues të partive politike etj.

Sipas koordinatorit të Qendrës, Sokol Lulgjuraj, ky marshim ka për qëllim të përcjellë mesazhe sociale. Ndërsa për nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Ervin Saraçi tha se organizime të tilla dhe motoja e këtij viti padyshim që është aktuale ndaj duhet theksuar se vullnetarizmi nuk ka asnjë çmim të paguhet.

Ndër të tjera pjesmarrësit në këtë marshim kanë vënë theksin se vullnetarizmi për punë të mira duhet të jetë lajtmotivi dhe shtysa jonë si qytetarë për të mos reshtur asnjëherë së kryeri punë në shërbim të komunitetit ku jetojmë.

Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe deputetët Kushi, Kamami dhe Spaho të cilët, jo vetëm, vlerësuan organizimin dhe punën e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, por vunë në dukje se situata e vështirë në të cilën u gjend Shqipëria pas tërmeteve të Shtatorit dhe 26 Nëntorit, treguan se solidariteti ishte i madh.

Pjesmarrësit e tjerë të shumtë u shprehën se QBNE është modeli më i mirë për qytetin e Elbasanit dhe gjithë Shqipërinë. Ky aktivitet u lidh shumë edhe me ngjarjet e kohëve të fundit në vend. Ndaj u theksua se në gjithë këto muaj qyteti i Elbasanit ishte model i solidaritetit, dhe se vullnetarizmi ishte i madh. Dhe për ta mbyllur duhet thenë se e vërteta ështe se nuk jemi asnjeherë vonë të vullnetarizosh. Lë të bëhemi ne shembulli”

EDLIRA XHERRI