Mesi: Qeverisim sipas ligjit dhe Kushtetutës, parlamenti legjitim
Mesi: Qeverisim sipas ligjit dhe Kushtetutës, parlamenti legjitim

“Raporti i OSBE- ODIHR për zgjedhjet ka qenë nga më të mirat”, deklaroi deputetja e Partisë Socialiste, Senida Mesi në një intervistë televizive. Sipas saj, sot jemi në pamundësi për ta kaluar ligjin për reformën zgjedhore. “Jemi të gatshëm për ta vazhduar reformën zgjedhore. Pr/ligji është diskutuar edhe me ekspertët më të mirë gjermanë. Pr/ligji merr përsipër gjithë rekomandimit e OSBE/ODIHR”, theksoi ajo.

Duke folur për protestat e opozitës, Mesi vuri në dukje se në sistemet demokratike çdo protestë është e ligjshme. “Protesta e opozitës është politike dhe çdo gjë që opozita sot kërkon janë dy elemente: Nuk pranon legjitimitetin e qeverisë dhe kërkon që Kryeministri Edi Rama të largohet. Opozita i ka pasur instrumentat për të kërkuar interpelancë për çdo problematike. Ata mund të rrinë në Kuvend dhe të dalin në protesta paqësore dhe jo të dalin të bëjnë thirrje për dhunë. Basha ka bërë thirrje për mosbindje civile, Basha fton qytetarët për të nxitur dhunë. Qytetarët nuk kërkojnë largimin e kryeministrit, nëse në momentin që kjo protestë është politike, këto pankarta krijohen në selitë të dy partive”, tha ajo.

“Jemi në një rast të paprecedent. Është përgjegjësi e mazhorancës, por edhe e opozitës. Unë takova Zoran Zaev dhe bisedova me të, ku në qendër ishte demokracia. Në sistemet demokratike, partitë politike në mazhorancë apo opozitë kanë rol. Ne kemi marrë përsipër të qeverisim jo se duam ne, por se na ka votuar populli. Kemi marrë përsipër të ecim me reformat. Zgjedhjet parlamentare janë në 2021. Qeveria duhet të garantojë funksionimin e institucioneve. Parlamenti duhet të vazhdojë punën. Ne do dialogojmë, por nuk do negociojmë me parimet bazë të demokracisë”, tha ajo. /atsh