Meta: Dialogu politik me rëndësi për rrugën e reformave
Meta: Dialogu politik me rëndësi për rrugën e reformave

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit sot me delegacionin e Parlamentit Europian, që merr pjesë në takimin e 12-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit, theksoi rëndësinë e dialogut politik në rrugën e refomrave dhe sundimit të ligjit.

Në takimin e zhvilluar në presidencë me  deputetët Monica Macovei, Elly Schlein, Eduard Kukan dhe Vladimir Urutchev, kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e përtërirë të BE-së për të ofruar një perspektivë të sigurtë anëtarësimi për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nga ana tjetër siguroi për vokacionin solid europian të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë dialogut politik në funksion të ecurisë së prioriteteve kyçe në rrugën e reformave dhe të forcimit të sundimit të ligjit./ATSH