Milan kërkon një sulmues të ri, teksa në krye të objektivave është ende Corea i Atletico Madrid.

Por duke qenë se spanjollët nuk duan të zbresin nga kërkesa e tyre prej 50 milionë eurove, mediat italiane zbulojnë të tjera opsione për sulmin e Milanit.

Një ide flet për transferimin e Mauro Icardi nga rivalët e  Inter. Mision i vështirë, por zgjidhja mund të gjehet te bashkëshortja-agjente e sulmuesit, Ëanda Nara që nuk dëshiron të shkëputet nga impenjimet personale që e lidhin me Milanon.

Më i lehtë është operacioni që përfshin Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat është lënë jashtë projektit të Juventusit, ndërsa vetëm pak ditë më parë konfirmoi se kërkon të qëndrojë në Itali pasi refuzoi ofertat e rëndësishme të Manchester United dhe Bayern Munich.

/gj.m/j.p/