Në kuadër të vizitës në Elbasan Ministrja e Kulturës Elva Margariti u ndal në kalanë e Elbasanit e shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini dhe Prefekti i Qarkut Z. Gledian Llatja.

Rivitalizimi i kalasë së Elbasanit, kthimi i saj në identitet është një nga synimet kryesore të Bashkisë së Elbasanit dhe Ministrisë së kulturës me qëllim kthimin e kësaj zone në destinacion të rëndësihëm turistik, kulturor dhe historik.
Znj. Margariti solli shembujt e Korçës dhe Vlorës ku qendrat historike u rivitalizuan me një bashkëpunim dhe iniciativë të fortë të vetë banorëve.
Kryetari i Bashkisë e vuri theksin tek vlerat e mëdha historike e kulturore të Kalasë së Elbasanit, përsonifikimin e saj, jo vetëm për qytetin, por për të gjithë Shqipërinë.