Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është bërë nënë për herë të dytë.

Burimet kanë bërë të ditur për Ora News se gjatë orëve të natës erdhi në jetë një vajzë.

Ministrja ka lindur në maternitetin “Koço Gliozheni’ dhe si ajo e vajza gëzojnë shëndet të plotë.

Tani Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi janë prindër edhe të një vajze tjetër, 4 vjeçe me emrin Hana.

Pavarësisht shtatzënisë, ministrja Xhaçka nuk është shkëputur nga detyra deri ditët e fundit.

/Ora News.tv/