Këshilli i Ministrave miratoi sot në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit të Bashkimit Europian, në lidhje me programin vjetor kombëtar për Shqipërinë, për vitin 2018, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paranëtarësimit (IPA II).

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin në parim të kësaj marrëveshje.

Sipas Këshillit të Ministrave ky vendim hyn në fuqi menjëherë./k.s/ /a.g/