/ATSH– Brenda vitit 2030 nuk do të lejojmë më pirjen e duhanit në ambientet e jashtme dhe brenda një kohe të shkurtër edhe në stacionet e autobusëve ose gjatë radhëve të shërbimeve tona, deklaroi kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala.

Kjo dispozitë do të përfshihet në Rregulloren e Ajrit dhe Klimës, që do të diskutohet së shpejti nga Këshilli Bashkiak dhe që shpresohet të miratohet brenda muajit mars.

Këto nisma do të sjellin një risi edhe për qytetet e tjera europiane, pasi tashmë dihen botërisht pasojat e duhanit mbi shëndetin e atyre që e konsumojnë, si dhe atyre që gjendet përreth tyre.