Muzika është ilaç për shëndetin, ka fuqi të madhe terapeutike që varion nga sëmundjet më të ndryshme.

”Ajo ndihmon në parandalimin e çrregullimeve të humorit, shqetësimeve psikologjike, depresionit dhe një sërë sindromave klinike siç janë autizmi apo sëmundjet neurodegjenerative”, shpjegon në një intervistë Alice Mado Proverbio, profesoreshë në Universitetin e Milanos-Bicocca dhe autore e librit “Neuroshkencat konjitive të muzikës’’.

“Muzika ngushëllon pacientin, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe stimulon kujtesën autobiografike, duke rikthyer kujtimet personale dhe duke përforcuar identitetin e tyre”, thotë ajo./    /os/ /em/ a.jor.