Një jaht me vela me 7 turistë italianë në bord është shpëtuar nga Kapiteneria e Portit të Durrësit pasditen e sotme.

Jahti ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci por për shkak të motit të keq që përfshiu pasditen e sotme Adriatikun është detyruar të kërkojë ndihmë. Veliera pësoi defekt në det rreth 5 milje nga Durrësi, ndërsa Kapiterneria nisi menjëherë mjetin “Joni”, i cili e rimorkioi deri në Port.

Të 7 personat ne bord janë në gjendje te mirë shëndetësore, dhe falënderuan Kapitenerinë e Portit Durrës si dhe ekuipazhin e Rimorkiatorit për ndihmën e dhënë!