Ditën e sotme i gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ku nuk kanë munguar reshjet e shiut dhe të dëborës. Temperaturat e ajrit edhe pse janë rritur lehtë në mëngjes kanë filluar rënien gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C. Ndërkohë sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar akset rrugore në Dibër ku ka patur edhe reshje të dendura dëbore është i kalueshëm pa zinxhirë, ndërsa në aksin Korçë-Dardhë nga kilometri i 5 në të 14, kalimi i mjeteve të vogla duhet bërë me zinxhirë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një njoftim të dytë ku ka njoftuar se të gjitha akset nacionale janë pastruar nga dëbora, e për pasojë bëhet e ditur se qarkullimi vazhdon normalisht pa zinxhir.