Mullinjtë me ujë po shkojnë drejt zhdukjes pasi një teknologji e tillë flet mbi 100 vite më parë. Por, ka ende fshatra të cilat me mundim vijojnë ta mbajnë gjallë traditën, qoftë edhe për shkak të cilësisë së miellit në një mulli të tillë. Kamber Blloku në fshatin Dardhë të Librazhdit këtë mulli e ka trashëgimi.

Numërohen me gishta mullinjtë e tillë nëpër fshatra, por besnikë të traditës mbeten ata që e njohin cilësinë. Uji këtu rrjedh nga qindra metra lartësi, në atë që banorët e quajnë Gurra e Zezë, forca e tij ve në lëvizje gurin e mullirit.