Mungesa e rrugës, adresohet për zgjidhje shqetësimi i një biznesi në Tiranë
Mungesa e rrugës, adresohet për zgjidhje shqetësimi i një biznesi në Tiranë

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes adresoi për zgjidhje pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, shqetësimin e një biznesi privat që operon në Tiranë.

Kjo sipërmarrje nuk ka infrastrukturë rrugore të përshtatshme për futjen në objekt, të automjeteve të tonazhit të rëndë.

Pas depozitimit të ankesës nga ana e biznesit, u organizua një takim në kompani për të ballafaquar nga afër problemin e krijuar për shkak të zbatimit të një projekti infrastrukture nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ministrja Sonila Qato u angazhua që Autoriteti Rrugor Shqiptar të marrë masa për të zgjidhur shqetësimin e sipërmarrjes.

Nga ana tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptar po vlerëson mundësitë për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.

Ministria e Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, bën me dije se kjo ndërmarrje e cila në vitin 2012 ka marrë Çmimin Ndërkombëtar për Cilësi nga BID (Business Internatioal Directory) dhe ka të punësuar një numër të madh punonjësish, është një shembull i mirë i prodhimit shqiptar që duhet nxitur dhe mbështetur në çdo kohe. /atsh