Myftinia e Elbasanit e njohur prej kohësh me rastin e kryefamiljares Edlira Dyrmishi dhe 4 jetimëve të saj, nisi sot rikonstruksionin total të ndërtesës së tyre. Të ndodhur në fshatin Selitë të Cerrikut kjo familje veç ndertimit të shtepisë që nisi sot u ndihmua edhe me ushqime dhe veshje. Ishte vetë Myftiu i Elbasanit Agim Duka kryetari i bashkisë së Cerrikut Altin Toska, Eduart Sula   si dhe krytari i Shoqatës “Jetimët e Ballkanit” z. Shkëlzen Liçi . Në fjalën e tij kryetari Bashkisë Cërrik z.Toska është shprehur falenderues ndaj Myftinisë së Elbasanit dhe komunitetin musliman për këtë punë shembullore në shërbim të familjeve në nevojë. Ndërkohë Myftiu I Elbasanit z. Duka është shprehur se kjo nuk është e para as e fundit premtim që ne mbajmë. Sipas myftiut të gjithë duhet të japim kontribut në ndihmë të familjeve në nevojë.” Gjithashtu kryetari i Shoqatës “Jetimët e Ballkanit” z. Shkëlzen Liçi theksoi se  jetimët janë amaneti i fesë sonë. Islami na mëson që jetimit t’i qëndrojmë pranë. Shpresojmë pas një muaji të vijmë ta përurojmë shtëpinë, por nuk do të mbetemi vetëm me kaq, pasi me bujarinë e popullit Kuvajtian do i lidhim edhe pension jetimi familjes Dyrnyshi. Të gjithë së bashku mund ti kthejmë buzëqeshjen këtyre jetimëve”

Edlira Xherri