Ndahet nga jeta Namik Hysi

Eshte ndare nga jeta ne moshen 67 vjecare ish futbollisti i ekipit Labinoti te Elbasanit Namik Hysi.Namik Hysi ishte futbollist ne periudhen 1970 – 1982 gjithashtu nje sulmues protagonist ne ekipin shpresa dhe ekipin kombetar shqiptar te asaj kohe.

Per nenkryetarin e bashkise se Elbasanit Art Kovaci keto jane momente te veshtira per te folur per nje nga futbollistet dhe miqte e tij i cili ka dhene nje kontribut te cmuar ne futbollin elbasanas.

Ndarja nga jeta e Namik Hysin eshte nje humbje e madhe per familjen e tij shoket dhe miqte qe kane jetuar e ndjekur veprimtarine e tij nder vite.Ai do te mbetet nje ikone e futbollit elbasanas.