Ish-portieri i Kombëtares së Shqipërisë dhe njëherësh i Partizanit, Mikel Janku është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare.

Mikel Janku i cili në karrierën e tij ka punuar edhe si gazetar sportiv, ka lindur në Tiranë më 25 tetor 1941.

Ai ka mbrojtur portën e skuadrës së Partizanit dhe të Kombëtares së Shqipërisë në periudhën 1962-1969 dhe 1964-1967

/atsh