Dy gra shqiptare janë ndaluar në aeroport në Itali ndërsa po tentonin të kalojnë kufirin.

Arsyeja ka qenë se të dyja janë kapur me dokumente greke të falsifikuara ndërsa përpiqeshin të shmangnin kontrollet.

Lajmi është bërë me dije nga mediet italiane, të cilat thonë se dy shqiptaret janë arrestuar kur po behej kontrolli per verifikimin e dokumenteve te pasagjereve të fluturimit per në Manchester me kompaninë ajrore Easy Jet në orën 18.30.

Identiteti i grave shqiptare ende nuk bëhet me dije ndërsa inicialet e tyre janë D.O dhe D.X.

Ato kanë tentuar të ‘mashtrojnë’ rojet kufitare duke u treguar dy karta identiteti greke.

Gjatë kontrollit ekpertët vunë re dokumentet shqiptare, të fshehura mes sendeve të tjera personale. Pasi u shoqëruan të dyja gratë po hetohen në gjendje të lirë.