I njohur dhe shumë i dashur edhe nga shqiptarër, këngëtari italian ndërron jetë në moshën 80 vjeçare.Kënga e tij më e njohur ishte ‘Una rotonda sul mare’, (Një rrethrrotullim në det).

Bongusto ishte dhe ende është një nga këngëtarët më të dashur italian. Një nga më “konfidencialët” këngëtarë për italianët dhe shqiptarët e dashuruar me muzikën italiane.

Emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me këngën italiane të atyre viteve, me klubet e natës dhe mbi të gjitha, me ‘Una rotonda sul mare’.

Stili ‘Belle Epoque’ i këngëve të tij në ato vite frymëzoi brezin e ri, mijëra çifte ranë në dashuri dhe ende sot ai mbetet emblema e muzikës romantike.

Bongusto, emri i plotë Alfredo Antonio Carlo Buongusto, kishte kohë që luftonte me probleme shëndetësore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/