Ndërron jetë kryetari i bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla.

Memolla ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 52-vjeçare.

Mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë një infarkt kardiak.

Haxhi Memolla u zgjodh kryetar bashkie në Rrogozhinë në 30 qershor 2019 në siglën e PS-së.

Ai zëvendësoi Beqirin Nuredinin i cili drejtoi bashkinë e Rrogozhinës nën logon e PDIU-së për 4 vite.

Ai ka mbaruar arsimin e lartë për inxhinieri agrare.