Një muaj pas firmosjes së marrëveshjes mës Bashkisë së Elbasanit dhe Ministrisë së Drejtësisë, është vënë në funksion tashmë zyra që do të ofrojë shërbimin e ndihmës juridike parësore falas. Ligji për ndihmën juridike falas është një ligj i ri, i miratuar rishtaz, si pjesë e pakës së Reformës në Drejtësi.

Kjo zyrë do të funksionojë fizikisht është vendosur pranë bashkisë së Elbasanit, ndërsa dy punonjës të Ministrisë së Drejtësisë ofrojnë ndihmën juridike falas. Kjo ndihmë konsiston, jo vetëm në këshillim ligjor, por edhe në përpilim të dokumenteve apo kërkesave që do të paraqiten pranë gjykatës.

Qarku i Elbasanit është i pari qark që po e përfiton një shërbim të tillë, të cilin Ministria e Drejtësisë synon ta hapë në të gjitha qarqet e vendit. Zyrat e ndihmës juridike falas mbështeten nga Ministria e Drejtësisë dhe UNDP.

Ishte këmbëngulja e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Kryetarit të bashkisë Gledian Llatja që kjo zyrë të hapej sa më parë në Elbasan dhe qytetarëve t’u ofrohej shërbimi i duhur.

Edlira XHERRI