PR.LIGJI/ SIGURIA USHQIMOR

Gjatë viteve të fundit, është konstatuar se një numër i konsiderueshëm biznesesh kontrolloheshin për aspekte të ndryshme të sigurisë ushqimore nga dy inspektoriate. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH).

Kjo vinte si rezultat i disa dispozitave të paqarta në ligjin për ushqimin dhe atij që rregullon veprimtarinë e ISHSH. Një projektligj i ri do të sjellë disa ndryshime të rëndësishme në procesin e garantimit të sigurisë ushqimore, si dhe rritjes së efikasitetit të kontrolleve. Sipas detajeve nga relacioni që shoqëron pr.ligj, ndryshimet nisin me plotësimin e strukturës së vendeve vakante të AKU-së.

Nga ana tjetër gjatë zbatimit të ligjit të mëparshëm, është konstatuar se nuk parashikohej një sërë aktesh nënligjore, për të cilat është detyrim përafrimi dhe janë të lidhura direkt me hapjen e eksporteve shqiptare. Gjithashtu, ndryshimet e tjera lidhen me përcaktimin e tarifës zero të licensimit të stabilimenteve, shpenzimet për analizat laboratorike të produkteve të importit do kryhen nga importuesit. Një tjetër ndryshim bën fjalë se subjektet të cilat, gjobiten në një inspektim të vetëm mbi 300 000 lekë, kanë të drejtë ankimimi. Në një masë kundravajtje administrative më të ulët, nuk mund ngrihet komisioni.
Sipas relacionit, Ky prligj, i cili pritet të miratohet në fund të këtij viti, do të sjellë rritje të fondeve shtesë nga buxheti i shtetit, i cili do të përfshijnë kostot e drejtpërdrejta për sektorin publik (AKU, procesi i monitorimit), të përllogaritura afërsisht 110,400 mijë lekë.

EDLIRA XHERRI