Ajo njihet për stilin e saj të veçantë dhe gjithmonë ndjek trendet e fundit.

Së fundmi moderatorja e njohur Roza Lati ka vendosur t’u bashkohet vajzave të njohura që kanë guxuar të bëjnë ndryshim drastik në ‘look’.

Në vitin që lamë pas u kuptua se ngjyra rozë do të ishte trend për flokët në 2019 dhe Roza nuk ka ngurruar ta provojë.

Ajo ka paralajmëruar të gjithë fansat e saj se për këtë vit do të bënte një ndryshim drastik në ‘look’. Që nga fillimet e saj në karrierë jemi mësuar ta shohim njëherë si brune e më pas si bionde, por askush nuk e kishte imagjinuar në këtë formë.

/ balkanweb