Banka e Shqipërisë nis brenda këtij muaji aplikimin e  ndryshime në rregullat për mbajtjen e rezervës së detyrueshme nga bankat tregtare.

Deri tani, bankave iu ishte lejuar, që një pjesë të rezervës së detyrueshme në euro ta mbanin në monedhën vendase, duke e konvertuar me kursin zyrtar.

Por duke filluar nga 24 gushti i këtij viti bankat duhet ta mbajnë të gjithë rezervën e detyrueshme në valutën përkatëse. Ky ndryshim pritet të rrisë likuiditetin e lirë në lekë dhe të shtrëngojë atë në monedhë të huaj.

Rezerva e detyrueshme konsiston në një përqindje të caktuar të depozitave të bankave, në secilën monedhë, që ato duhet ta mbajnë të bllokuar në llogaritë e Bankës Qendrore. e.xh/j.p/