Në Shqipëri numri i lindjeve tejkaloi me 2 219 numrin e vdekjeve
Në Shqipëri numri i lindjeve tejkaloi me 2 219 numrin e vdekjeve

Gjatë tremujorit të tretë 2018, numri i lindjeve tejkaloi me 2.219 numrin e vdekjeve, bëri të ditur sot INSTAT.

Sipas të dhënave zyrtare, në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, regjistron vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 1.150 numrin e vdekjeve.

Shtesë natyrore të lartë paraqet edhe qarku i Elbasanit me 281 lindje më shumë se vdekje, pasuar nga qarku i Durrësit me 260 lindje më shumë se vdekje.

Në tremujorin e tretë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe (Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë). Vlera më e ulët është regjistruar në qarkun e Gjirokastrës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 66 numrin e lindjeve, citon raporti INSTAT. /atsh