Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Bruksel një takim me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn.

Takimi zhvillohet në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian për çeljen e negociatave.

“Me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian”, tha sot Rama, i cili ndodhet në Bruksel.

Këshilli Europian mblidhet sot (17-18 tetor) për të vendosur për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Europian i ka rekomanduar Këshillit Europian çeljen e negociatave pa kushte, ndërkohë që shumica e vendeve anëtare janë shprehur pro çeljes së negociatave për Shqipërinë.