Nëse del nga ndihma ekonomike merr 55 mijë lekë, ja si ta përfitosh
Nëse del nga ndihma ekonomike merr 55 mijë lekë, ja si ta përfitosh

Qeveria shqiptare duket se është e vendosur të çojë deri në fund nismën për skemën e re të ndihmës ekonomike.

Për këtë arsye, ajo ka ndërmarrë një nismë të padëgjuar deri tani, duke ofruar 55 mijë lekë të vjetra për të gjithë ata që dalin nga skema e ndihmës ekonomike.

Kjo vlen për ata që janë fizikisht të aftë për punë dhe pranojnë që të trajnohen në një kurs profesional.

Ka qenë kryeministri Edi Rama, që nga Elbasani ka prezantuar këtë nismë dhe sipas tij, kjo bëhet për të zbutuar varfërinë dhe për të motivuar njerëzit për të gjetur një punë.

“Cilido që del nga ndihma ekonomike dhe është fizikisht i aftë për punë ne jemi gati që ta mbështesim që të fillojë një punë nëse ka vullnetin dhe një minimum dije për punë, ose ti japim mundësinë e një trajnimi. Dua të ritheksoj sot që qeveria jep 55 mijë lekë të vjetra, që është mesataraje ndihmës ekonomike për çdo kënd që del nga ndihma ekonomike dhe është gati të trajnohet.”, tha Rama.

Prej disa javësh, debate të ashpra ka pasur mes opozitës dhe qeverisë, pasi futjes në fuqi të skemës së re ekonomike, ku janë raportuar se ka pas shumë gabime, duke nxjerrë nga kjo skemë familje të varfëra.

Qeveri ka pranuar se gabimet kanë ardhur si pasojë e sistemit elektronik, ndërsa ka shtuar se po bëhen përpjekje për korrigjimin e tyre.

/GazetaExpress