Nga 1 shkurti, të gjitha shkollat 9-¬vjeçare dhe ato të mesme do të nisin të zbatojnë një kalendar të ri mësimor, pjesë e reformës në sistemin parauniversitar, e njohur si “3 lëndë në 6 orë”.

Ky program konsiston në zhvillimin brenda një dite mësimore të vetëm 3 lëndëve që do të zgjasin secila nga 90 minuta dhe jo 45 siç janë aktualisht. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Anila Çota thotë se qëllimi i kësaj nisme është pozitiv dhe në të mirë të nxënësve,të komunitetit të prindërve, por edhe të mësuesve.

Znj.Çota thotë se kjo nismë është mirpritur nga prindërit të cilët edhe e iniciuan atë. Përsa i përket pritshmërisë nga nxënësit është ende herët për të dalë në një përfundim. Kjo metodë pritet të rrisë përqëndrimin r nxënësve vetëm në tre lëndë dhe të ndikojë edhe në peshën e çantës e cila ishte kthyer në problem shqetësues.

Programi i ri mësimor do të fillojë të aplikohet që nga data 1 Shkurt dhe do të sjellë një risi në sistemin parauniversitar të arsimit në Shqipëri.

Edisona Skenderi