Flutura Açka, shkrimtare

Rasti më i fundit ishte ai i ditës së djeshme. Shkrimtarja e njohur Flutura Açka humb djalin e saj të vetëm në lule të rinisë, Jerin va nden Brink vetëm 18 vjeç, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Lajmin e kobshëm, shkrimtarja pati guximin ta japë vetë përmes një statusi në facebook.

Visar Zhiti, shkrimtar, diplomat

Tragjedi familjare ka patur edhe shkrimtari i njohur dhe diplomati, Visar Zhiti. Ishte fundi i dhjetorit 2014 kur lajmi i kobshëm merr dhenë. Djali i tij i vetëm, Atjoni përfshihet në një aksident me motor në autostradën Tiranë-Durrës dhe humb jetën në moshën 19-vjeçare.

Zija Çela, shkrimtar 

Zija Çela, autor i shumë librave në prozë dhe një nga shkrimtarët më të vlerësuar shqiptarë ka humbur djalin e tij Dritanin, në moshën 36-vjeçare.

Ai mbylli sytë në mars të 2006-ës si shkak i një sëmundje të pashërueshme.

Alfred Moisiu, ish-president i Republikës

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu vuan një dramë të rëndë familjare që në vitin 2004. Familja përjetoi dhimbje të papërshkrueshme kur mëngjesin e 10 marsit pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë humbi jetën në aksident tragjik djali i tij i vetëm, Admir Moisiu.

Sidrit Bejleri, këngëtar

Këngëtari i njohur shfaqet gjithnjë i qeshur dhe pavarësisht brengës më të madhe të jetës së tij, sërish nuk e ka braktisur pasionin për këngën.

Sidrit Bejleri 10 vjet më parë humbi fëmijët e tij të parë, një vajzë të cilën e kishin quajtur Sofi. Por, një sëmundje e rëndë i preu jetën vogëlushes dhe sot nuk jeton më. Ka qenë vetë Sidriti, ai i cili disa muaj më parë e ka kujtuar të voglën e tij, pas së cilës kanë ardhur në jetë edhe dy fëmijë të tjerë.

Erenestina Halili, gazetare, shkrimtare

Ishte nëntori i 2016-ës kur gazetarja dhe shkrimtarja e njohur, Erenestina Halili humb djalin vetëm në një aksident tragjik pranë ambasadës ruse në Tiranë.

Në një aksident me motor, djali i saj i vetëm Kejdi Halili, 21 vjeç humbi jetën bashkë me shokun e tij, këngëtarin e njohur Ergi Dini.

Tinka Kurti, aktore

Pak muaj më parë aktorja e madhe Tinka Kurti pëson tragjedinë e madhe. Ajo humb djalin e saj të vetëm Zefin.

Në moshën 65-vjeçare, Zefi u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak në Kanada ku jetonte prej vitesh.

Tatjana Nurçe Piro, deputete

Tragjedi familjare ka ndodhur edhe për deputeten e Lushnjes, Tatjana Nurçe.

Natën e ndërrimit të viteve 2015-2016 ka humbur djalin e saj Eltonin në moshën 29-vjeçare. Ai udhëtonte me makinë kur u aksidentua për vdekje në autostradën Fier – Lushnjë./Politiko.al/

Elbasani News