Konsumi i mishrave të përpunuar siç janë sallamrat, proshutat dhe salsiçet, rrisin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë apo rezistencës ndaj insulinës, që konsiderohet pikënisja e diabetit të tipit 2.

Sipas studimeve,  njerëzit që konsumojnë rregullisht mishra të përpunuar janë 50% më të rrezikuar ndaj dhjamosjes së mëlçisë dhe po aq ndaj rezistencës ndaj insulinës.

Çfarë është Dhjamosja E Mëlçisë

Dhjamosja e mëlçisë ka të bëjë me akumulimin e yndyrnave në qelizat e mëlçisë.

Ky grumbullim nxit shfaqjen e inflamacionit dhe dëmtimin e pakthyeshëm të mëlçisë.

Dhjamosja e mëlçisë është kthyer në një problem madhor shëndetësor, jo vetëm në vendet në zhvillim por edhe në ato më të zhvilluara.

Kjo sëmundje nxitet edhe nga rezistenca ndaj insulinës, e cila vërehet kryesisht tek njerëzit mbipeshë.

Roli i Mishrave Të Përpunuar Në Dëmtimin E Mëlçisë

Sallamrat, proshutat dhe salçicet përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të yndyrnave të ngopura të cilat shkaktojnë inflamacion.

Nga të dhënat e AgroWeb.org, ato përmbajnë shumë kripë, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me dëmtimet që i shkaktohen mëlçisë.

Këto produkte përgatiten dhe gatuhen në temperatura shumë të larta.

Ky proces krijon kimikate të rrezikshme të cilat duhet të përpunohen nga mëlçia.

Mishrat E Rekomanduar Për Shëndetin E Mëlçisë

Mishi në përgjithësi ofron disa ushqyes të vlefshëm për shëndetin ku përfshihen: proteina, hekuri, zinku dhe vitamina B12.

Megjithatë, këto ushqyes përfito