“Dekreti i Metës, për të emëruar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe veprimet e tjera të presidentit përbëjnë shkelje shumë të rënda të Kushtetutës dhe këto shkelej duhet të shtohen në objektin e punës dhe planin e Komisionit Hetimor që po shqyrton kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit, pasi përbëjnë jo vetëm shkelje të rënda, por edhe të përsëritura në vijimësi nga Presidenti.” kështu është shprehur Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ditën e sotme gjatë një deklarate të mbajtur për mediat.

Balla ka thënë se është e domsdoshme që presidenti Meta të shkarkohet për shkak se ai vijon të bëjë shkelje të rënda të Kushtetutës dhe të ligjeve. Ndër të tjera në emër të PS, Balla ka thënë se do të depozitojë pranë Komisonit Hetimor për shkarkimin e Mtës të gjitha shkeljet e reja të konstatuar kohët e fundit.

Në deklaratën e tij Balla ka renditur 5 shkelje kushtetuese për dekretimin Marsida Xhaferllari si gjyqtare Kushtetuese: 1.është dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjin. 2.Në mungesë të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues. 3.Presidenti ka ushtruar kompetenca të Këshillit të Emërimit në Drejtësi, duke i veshur vetes atribute të organeve të  qeverisjes së sistemit të drejtësisë.4.është cenuar e drejta e subjekteve për të patur një proces të rregullt gjykimi kushtetues, në kushtet kur do të gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat të paligjshëm. 5.është cenuar funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.

Shkeljet e Metës për dekretimin e Xhaferllarit si anëtare të Kushtetueses, Balla i ka argumentuar me nenet përkatëse. Sipas tij Presidenti i Republikës ka nxjerrë dekretin për emërimin Marsida Xhaferrllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese  në kundërshtim flagrant me nenin 125 të Kushtetutës dhe nenin 7, germa b, pika 4 të Ligjit  nr.8577. “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Sipas Ballës, Presidenti njësoj siç veproi me dekretin e datës 10 Qershor 2019, kur në tejkalim të kompetencës kushtetuese, anuloi zgjedhjet e 30 qershorit po kështu edhe për dekretimin e Marsida Xhaferllari, si gjyqtare kushtetuese, Presidenti ka vepruar përtej kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore, duke demonstruar në mënyrë të përsëritur papërgjegjshmëri institucionale si dhe duke përdorur në mënyrë abuzive pushtetin që i ka ngarkuar Kushtetuta.

“Ky veprim i Presidentit në tejkalim të kompetencës kushtetuese dhe ligjore, ka sjellë dhe pasoja të rënda për legjitimimin e fillimit të funksionalitetit të Gjykatës     Kushtetuese, pasi aktualisht në këtë Gjykatë rezulton se ka filluar detyrën, Marsida Xhaferllari, e cila ka marrë një mandat të paligjshëm si gjyqtarekushtetuese. Ky fakt cenon ligjshmërinë e vendimmarrjeve të Gjykatës     Kushtetuese, në përbërje të së cilave mund të jetë Xhaferllari pasi çdo subjekt  (palë në proces)  mund të kërkojë ose pretendojë pavlefshmërinë e vendimeve përkatëse në kushtet kur vendimi jepet nga një gjyqtar që nuk është caktuar sipas ligjit.” tha Balla.

“Nërkohë Arta Vorpsi e cila ka fituar në bazë të Kushtetutës dhe ligjit,  mandatin e gjyqtarit kushtetues, nuk është ftuar  nga Presidenti për ceremoninë e betimit, (kusht për fillimin e detyrës së gjyqtarit kushtetues sipas nenit 129 të Kushtetutës) dhe Presidenti publikisht ka deklaruar se nuk e njeh gjyqtaren kushtetuese në këtë funksion. Në këtë rast, Presidenti po refuzon të zbatojë një detyrim ligjor e kushtetues, që përbën një abuzim me pushtetin që i ka ngarkuar Kushtetuta.” shtoi ai.

Balla ka renditur edhe shkeljet që ka bërë Meta me mos thirrjen për tu betuar në presidencë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi.

“Shkeljet kushtetuese në lidhje me refuzimin e kryerjes së betimit të Znj. Arta Vorpsi: 1. është cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën. 2. është shkelur detyrimi kushtetues për të realizuar betimin e gjyqtarit kushtetues. 3. është cenuar funksionaliteti i vendimmarrjës së Gjykatës Kushtetuese. 4. është cenuar e drejta e subjekteve për një proces të rregullt kushtetues brenda afateve të arsyeshme” tha Balla.