Një ditë më parë në mediat sociale u be publike dhuna e ushtruar ndaj nja nxënësi nga shokët e tij në ambientet e brendshme të shkollës 9-vjeçare të Shalësit në bashkinë Cerrik.

Video ngjalli reagime te ndryshme duke bërë që të ndërhyej edhe ligjërisht për të marrë masa për rastin në fjalë dhe parandalimin e rasteve të tjera.Lidhur me publikimin e videos ka reaguar edhe drejtori shkollës 9-vjeçare “Mehmet Bajraktari” i cili sqaron se konflikti mes të rinjve ka ndodhur disa muaj më parë dhe jashtë orarit të mësimit.

Sipas drejtorit të shkollës të 4-tërt minorenët e përfshirë në ngjarje janë nxënës problematikë .

Po ashtu nga ana e policisë së Cerrikut janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e ngjarjes ,nga ku burime pranë këtij komisariati konfirmojnë se paraditen e sotme minorenët janë marrë në pyetje nga ana e policisë nën praninë e psikologut dhe arsyeja e zënkës mes të rinjëve është berë konsumimi i duhanit.

Materialet e kësaj çështjeje do t’i kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme.