Ngjarje e rëndë në Durrës, 20 vjeçari mbytet në det
Ngjarje e rëndë në Durrës, 20 vjeçari mbytet në det

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit, aty ku raportohet se një 20 vjeçar është mbytur në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50.

Shtetasi E.L. 20 vjeç, banues në Durrës është mbytur në zonën e Currilave.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Express