Sot nis viti i ri akademik, 2019-2020. Teksa studentët ulen sot në auditore, ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka ndarë një mesazh.

Përmes një videoje, Shahini shprehet se gjatë verës kanë punuar për ta çuar përpara ‘Paktin për Universitetin. Ndërkohë u bën thirrje studentëve t’i shkruajnë për çdo gjë që mund të kenë.

“Të dashur studente sot fillon viti i ri akademik. Do vazhojmë me politikën e përgjysmimit të tarifës. Do vijojmë me dhënin e bursave. Kemi investuar në konvikte, jo vetëm në Tiranë. Ju lutem na shkruani për çdo gjë, nëse keni pyetje dhe shqetësime. Ta mbajmë komunikimin hapur që ta cojmë përpara ‘Parktin për Universitetin”, tha ministrja.