Ka nisur sot viti i ri akademik në Shqipëri. Dyert për të pritur studentët i hapi edhe universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan i cili vijon të mbetet ndër universitetet më të kërkuar në Shqipëri.

Kur ka përfunduar edhe faza e dytë e regjistrimeve, rezulton se nga 3080 kuota të lira që kishte universiteti i Elbasanit janë regjistruar rreth 1500 studentë në vitin e parë. Rregjistrimet vijojnë në 11 degë. Ndërkohë risi këtë vit janë 7 degë të reja të cilat i përkasin sistemit 2-vjeçar.

Përsa i përket fakultetit të mjekësisë regjistrimet janë mbyllur dhe kuotat janë plotësuar. Per Tv Skampa studentët tregojnë më shumë rreth ditës së parë të vitit të ri akademik.

Ndërkohë në nisje të viti të ri akademik, ministrja e Arsimit, Besa Shahini premtoi vazhdimin e zbatimit të paktit për universitetin. Në një videomesazh urimi për të gjithë studentët ministrja tha se do të vazhdojnë të përgjysmojnë tarfiat dhe të japin bursa.