"Nisani" përplaset me "Opelin" në Levan të Fierit, 5 pasagjer të plagosur

Pesë shtetas kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor në aksin Fier-Vlorë, në hyrje të Levanit, aks i njohur për aksidente të shumta. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 të ditës së sotme, kur një mjet tip “Nisan” i drejtuar nga shtetasi me inicial R.C, u përplas me një mjet tip “Opel”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale R.N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët e të dyja mjeteve, konkretisht shtetasit:

-F.N,63 vjeçe, banuese në Vlorë.

-N.K, 69 vjeç, banues në Vlorë.

-S.M, 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

-Dh.N, 30 vjeç, banues në Sarandë.

-E.F, 28 vjeçe, banuese në Berat.

Të gjithë të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Ora News.tv