Është vetëm fillimi i sezonit të festave. Dhe Victoria Beckham ka hyrë në frymën e festave e veshur si gjel deti për Ditën e Falenderimeve.

Stilistja ka shpërndarë një fotografi në rrjetin e saj social Instagram e shtirisë në dysheme, ku me fotoshop ka stiluar një veshje si gjel deti dhe shkruan: “Gëzuar Ditën e Falenderimeve. Puthje”

Ylli i modës ka zbuluar se ishte mjaft mirënjohëse dhe e bekuarnë një intervistë me shoqen e saj Eva Longoria në “This Morning”.

Ajo kujtoi se sa me fat ishte që takoi bashkëshortin e saj David Beckham dhe se dashuria me shikim të parë ekziston. Ata janë një nga çiftet më të dashura dhe janë martuar në vitin 1999. David dhe Victoria kanë katër fëmijë Brooklyn, 18 vjeç, Romeo, 15 vjeç, Cruz, 12 vjeç dhe Harper 7-vjeçe.