Ministri i Financave Arben Ahmetaj paralajmëroi se ky vit do të shënojë një bum të investimeve të huaja. Sipas tij tendenca e vërejtur në 3 muajt e parë ku shifra arriti në 284 milion euro duket se do të vijojë përgjatë gjithë vitit për të shënuar në fund të 2018 nivelin prej 1 miliard.

Sipas tij dy kompanitë të mëdha të huaja do të nisin të operojnë në vendin tonë. Ne mendojmë se do të arrijmë një rekord të ri për investimet e huaja në ofro 1 mld dollarë. Kemi interes të shfaqur nga kompani serioze që duan të vijnë të investojnë në vendin tonë. –tha Ahmetaj

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Investimeve ishte edhe numri 2 i Bankës Eurpiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Zyrtari i bankës tha se janë 100 milion euro që do të financohen nga Bashkimi Europian për të rritur konkurrencën në sektorin e turizmit.

Ndërkohë që lehtësirat për biznesit do të vijojnë me miratimin brenda kësaj jave edhe të paketës fiskale.