/ATSH-AFP/ – Një e katërta e francezëve nuk bëjnë çdo ditë një tualet të plotë të trupit të tyre, sipas një studimi të bërë nga IFOP, që tregon gjithashtu edhe për një respektim të dobët të rregullave të higjienës për larjen e duarve.

Sipas këtij studimi, i realizuar për llogari të kompanisë “Diogène France” e specializuar në pastrimin e banesave standarde, francezët kanë reputacionin e të qenët njerëz të pistë, vetëm 76% e tyre bëjnë një tualet të plotë çdo ditë.

Gratë (81%) janë më pak neglizhente se burrat (71%), të cilët kujdesen për higjienën e tyre ditore më rrallë, kur janë të papunë (60%), “fshatarë” (59%) ose të moshës 65 vjeç e lart (57 vjeç %).

“Vetëm 25 % e të intervistuarve i lajnë duart pas shfryrjes së hundëve, gjë që vërteton paditurinë në lidhje me rregullat bazë të higjienës, pavarësisht mesazheve nga Shëndeti Publik dhe epidemisë së koronavirusit të ri”, thekson sondazhi.

Ky sondazh, i publikuar dje, është realizuar me ndihmën e 2 005 personave të moshës 18 vjeç e lart dhe për një periudhë kohore nga 31 janari deri më 3 shkurt.