Një 18 vjeçar me inicialet F. F., banues në Tiranë është vënë në pranga si autori përgjegjës i aksidentit me një të vdekur që ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Saukut.

Policia bëri me dije sot se arrestimi i tij u bë pasi më datë,11.11.2019 në aksin rrugor Tiranë – Elbasan duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip “Porsche”, i cili ishte ndaluar në sensin e djathtë të rrugës.

Si pasojë e përplasjes së fortë dhe dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. V.,17 vjeç, si dhe janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dhe disa shtetas të tjerë të cilët morën menjëherë mjekim në spital.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Nderkohe ne videon me poshte mund te shihen pamjet qe i perkasin momenteve pak pasi kishte ndodhur aksidenti, filmuar nga nje makine ne levizje. Aty degjohet sirena e ambulances, shihet nje vajze qe vrapon dhe uleret, por nuk degjohen fjalet e saj.

‘Ishte pa patentë, shofer në një makinë luksoze’, detaje nga aksidenti mbrëmë pranë Saukut, zbardhen emrat. Ja viktima dhe të plagosurit

Të rinjtë që udhëtonin në dy makinat e aksidentuara mbrëmjen e të dielës, në aksin Tiranë Elbasan, dyshohet se ishin duke bërë gara shpejtësie me njëri-tjetrin kur u përplasën.

Abc news ka zbardhur emrat e viktimës dhe të plagosurve. Kristjan Vasili, vetëm 17 vjec humbi jetën, ndërsa të plagosur mbetën Alban Dervishaj dhe Rei Oka.

“Bëhet fjalë për Kristjan Vasilin ka qenë në drejtim të një automjeti luksoz që dyshohet se po bënte gara tek rrethrrotullimi i Saukut me shpejtësi tepër të lartë. Në automjet kanë qenë Alban Dervishaj dhe Rei Oka janë plagosur dhe kanë kaluar fazën më kritike”, raporton gazetari i abcnews duke shtuar se 17 vjeçari Vasili ishte pa patentë në drejtimin e një makine luksoze.

Aksidenti ndodhi në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme.