Nga 16 maji 2019 zyrtarisht Shqipëria dhe Kosova kanë njohur dhe konvertuar patentat respektive. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tha sot se ka kryer në afat edhe detyrimet për njohje të tjera të reja nga disa shtete.

DPSHTRR ka njoftuar se janë  në pritje të procedurave që varen nga qeveritë e tyre, përmes ministrive tona që ndjekin procesin. Gjithashtu, kemi kryer çdo detyrë si DPSHTRR për raste si Italia për përditësim e rinovim marrëveshjeje, presim përmes ministrive tona të përfshira në proces mbylljen e praktikës dhe më tej aktet përkatëse në nivel qeverish citon  DPSHTRR.

Leja shqiptare e drejtimit (patenta) është një nga dokumentet më të sigurtë sot në Republikën e Shqipërisë, plotësisht konform dhe standard me direktivat e BE-së. Sistemi i ri informatik i lejeve të drejtimit, në implementim e sipër nga DPSHTRR, modernizon edhe më tej shërbimin nga aplikimi, tek lëshimi për qytetarin.Prokati cilësor dhe personalizimi japin një dokument me 35 elementë sigurie, të thjeshtë për kontroll me lexim me QR Kod. Serverat, sistemi, pajisjet e personalizimit janë të tëra të 2019-ës.

ATSH