Ajo është padyshim një ndër aktoret më të bukura dhe më të dashura për publikun.

Bëhet fjalë për aktoren Eva Mendes, e cila në një intervistë së fundmi ka treguar se nuk donte të bëhej nënë, por ka qenë bashkëshorti i saj Ryan Gosling që ja ndryshoi mendjen.

“Të bëhesha nënë ishte mendimi më i largët. Pastaj rashë në dashuri me Ryan. Doja të kisha fëmijët e tij”, u shpreh Eva.

Eva dhe Ryan janë prindër të dy vajzave, Amada Lee, 2 vjeç, dhe Esmeralda Amada, 4 vjeç.

E pyetur si ja del t’i rrisë dy vajzat në të njëjtën mënyrë, pavarësisht se prindërit i kanë të famshëm, Eva u përgjigj: “Është patjetër një shqetësim,” tha ajo. “Komponenti i tërë famës është shumë i frikshëm kur përpiqeni të rrisni fëmijët tuaj”, u shpreh Eva.

“Ajo që unë përpiqem të theksoj është se nuk i lejoj që ato të kenë vëmendjen se si unë vishem”, shtoi ajo.

“Ata kurrë nuk më kanë parë të bëhem gati për diçka, ata kurrë nuk më kanë parë në punë. Nuk i lejoj sepse për ta dua të jem vetëm mami dhe unë jam shumë e lumtur të jem vetëm mami”, u shpreh Eva.

/