Një episod jashtëzakonisht i pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e kampionatit anglez mes Burnley-Cardiff City.

Ndeshja e cila përfundoi me rezultatin 2-0  mesa duket ka ndezur gjakrat mes Ashley Barnes dhe Joe Bennett, ndërsa ky i fundit ka bërë një gjest tepër të çuditshëm për të “poshtëruar” kundërshtarin e tij.

Joe Bennett puthi syrin dhe më pas hundën e kundërshtarit, dhe ka shpëtuar pa u lagur duke i hedhur hi syve të gjyqtarit Mike Dean, i cili nuk e ndëshkoi.

Për më tepër, ju lëmë të shihni pamjet epike të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit.

 

Embedded video

Gus Skinner@GusSkinner

Why is Ashley Barnes kissing Bennet? Ahaha

93 people are talking about this