Nxënës, prindër dhe mësues të shkollës 9 vjeçare “Jorgji Dilo” në Elbasan vizituan Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini për ta falenderuar për projektin e rikonstruksionit të shkollës.

Një institucion arsimor me vlera dhe historik të pasur, kjo shkollë tashmë e kishte nevojë emergjente rikonstruksionin.
Bashkia e Elbasanit hartoi projektin që parashikon, jo vetëm rikonstruksion, sistem ngrohje, ambiente sportive, por edhe shtim të klasave, gjë të cilën e kërkon numri i madh i nxnësve.

Z. Sejdini tha se në të njëjtin model po rikonstruktohen tashmë të gjitha institucionet arsimore, shkolla “Bardhyl Popa” është drejt përfundimit.
Ai gjithashtu shprehu keqardhjen, që në të njëjtën mënyrë nuk u rikonstruktua shkolla e Menglit, për shkak të një situate të nxituar dhe të stisur padrejtësisht.
Duke u interesuar edhe për sigurinë e fëmijëve, Z. Sejdini tha se vendosja e kamerave në shkolla ishte një vendim i duhur nga ana e qeverisë, vendim i cili dha efekte të menjëhershme.