Nxënësit shqiptarë nga Suedia ekskursion për të njohur Shqipërinë
Nxënësit shqiptarë nga Suedia ekskursion për të njohur Shqipërinë

Një grup nxënësish shqiptar nga Suedia të cilët po zhvillojnë një ekskursion në Shqipëri për të njohur më shumë vendin e tyre të origjinës.

Të shoqëruar nga mësuesit e tyre Xhevat Isufi, Hava Limani dhe Sylejman Berisha ata u takuan ditën e sotme me ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Nxënësit biseduan me Ministrin Majko për rëndësinë e ruajtjes së kulturës dhe gjuhës shqipe.

Ky është ekskursioni i 15 “Patriotik” që realizojnë nxënësit shqiptar në Suedi gjatë të cilit vizitojnë shkollat, qytetet, monumentet kulturore dhe historike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni për t’u njohur më nga afër me historinë shqiptare. /atsh