Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku feston ditën e sotme ditëlindjen dhe ka mbushur plot 21 vjeç.

Në këtë ditë të shënuar sigurisht që nuk mund të mungonte një surprizë e realizuar për të nga familjarët e tij, të cilën aktori i dashur për publikun nuk ka nguruar që ta ndajë me ndjekësit në llogarinë në Instagram.

Në këtë të fundit, Olsi ka publikuar një foto ku shfaqet me një bluzë e cila ka të stampuar dy imazhe. Në njërin shfaqet i përqafuar me nënën, ndërsa në tjetrin, me babanë.

“Gëzofsh 100 vite biri jonë”, mbishkruhet në bluzë, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme.

“Familje të mrekullueshme, dashuri të vërtetë dhe publik që të do! Përulës përpara jush, o Zot faleminderit për gjithçka!”- shkruan Bylyku krah fotos ku realisht duket shumë i lumtur.

 

/