Policia e Tiranës në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, gjatë natës ka zhvilluar një tjetër operacion antidrogë.

Gjatë operacionit, Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike heroine armë zjarri e sende të tjera.

Policia ka shoqëruar disa persona në ambientet e Policisë

“Operacioni vijon. Në përfundim të operacionit do tju dërgoj komunikatën e plotë”, sqaron Policia.