Një 32 vjecar nga Elbasani është arrestuar pasi akuzohet se i merrte me dhunë nga qafa varëset e florirt personave të ndryshëm kryesisht të seksit femër. E sinjalizuar për rastet në fjalë si edhe në bazë të denoncimeve të bëra në Polici se një person i tërheq nga qafa varëset e floririt, Policia u vu në ndjekje të autorit, dhe vetëm mesditën e së martës, gjatë një operacioni ka bërë të mundur arrestimin e 32 vjecarit nga Elbasani. Sipas Policisë “ në kuadër të punës për parandalimin si edhe evidentimin e rasteve të vjedhjes më dhunë nga qafa të varëseve të floririt u bë i mundur arrestimi i shtetasit me iniciale G.V. Ky person në vende të ndryshme dhe kryesisht në muzg realizonte vjedhje të varëseve të florirt nga qafa të shtetaseve të ndryshme në qytet. Policia ka mundur të identifikojë tre raste por dyshohet se 32 vjecari ka vjedhur edhe më shumë në kohë të ndryshme. Po sipas Policisë” operacioni i koduar “Floriri” u finalizua pasi 3vjecari në lagjen “5 Maji” dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen nga qafa e një shtetaseje, e cila ka qenë duke ecur.  Sakaq, dyshohet se dhe në muajin Maj ka kryer të njejtin akt, si edhe në fillimin e muajit qershor. Policia po vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera të vjedhjes me dhunë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si edhe identifikimin e personave të tjerë me të cilët ai bashkëpunomnte për të kryer këtë vepër penale. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme.

Miranda Sadiku