OSBE lexues portabël të pasaportave për Policinë e Kufirit
OSBE lexues portabël të pasaportave për Policinë e Kufirit

Vizitorët e shumtë që do të hyjnë këtë verë në vendin tonë nga vendet fqinjë do të përballen me më pak radhë në pikat e kalimit kufitar.

Kjo falë gjashtë lexuesve portabël të pasaportave që iu dhuruan sot Policisë së Shtetit nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Zyra e shtypit e OSBE-së sqaron se ato do të shpërndahen fillimisht në pikat e kalimit kufitar Morinë, Muriqan, Kakavijë e Kapshticë. /ATSH