Shtimi i shërbimeve online ka ndikuar edhe në reduktimin e radhëve tek zyrat e gjendjes civile. Këtë e konfirmon edhe Behar Tashi drejtor i Gjendjes Civile në Elbasan, ku ndër të tjera ai thekson faktin se në krahasim më nje vit më parë është reduktuar numri i shërbimeve në sportele. Ndërkohë që shtimi i 209 shërbimeve të reja elektronike për 18 institucione, të ndërmarrë nga AKSHI, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, duke parë edhe fluksin e lartë të kërkesave.

Ndërsa nga ana tjetër Z.Tashi nuk le pa përmëndur edhe faktin se të gjithë ata që kërkojnë të rinovojnë kartën e indetitetit apo mjetet e tjera të indetifikimit duhet ti bëjnë me dije punonjësit të ketij institucioni rregullin e toponimeve, në mënyrë që të mos këtë probleme në rast të daljeve jashtë vendit.

Ndërkohë me anë të shërbimit, qytetarët mund të shohin dhe të verifikojnë të dhënat e aktit të lindjes për pjesëtarët e familjes, të lindur pas vitit 2008. E gjitha kjo, në moment, pa vonesa, falë ndërveprimit në sinkron të Drejtorisë së Gjendjes Civile, nëpërmjet Regjistrit Elektronik.

EdliraXherri/ElbasaniNews.al